Çfarë nevojitet për t’u bërë abonent i TVALB?
Për t'u bërë abonent i TVALB nevojiten më pak se 5 minuta! Është e nevojshme të
keni një pajisje që ka qasje në internet, siç është
Smart TV,
Smartphone,
Laptop,
PC,
Tablet, apo
Amazon Stick.
Sapo ta keni një nga pajisjet e lartpërmendura, hapi tjetër është të regjistroheni për abonim apo të
përfitoni nga mundësia për të testuar shërbimet tona
falas!
Si të përfitoj nga mundësia juaj për të testuar shërbimet e juaja falas?
TVALB ofron mundësi falas testimi për shumë nga pajisjet që mbështesim, siç janë:
Për të përfituar nga mundësia jonë për të testuar shërbimet falas ju duhet të:
- Hapni faqen TVALB.com.
- Klikoni në “Opsionet.”
- Zgjidhni pajisjen në të cilën dëshironi ta pranoni testimin falas.
- Klikoni në “Provoje pa pagesë.”
- Plotësoni formularin që hapet me të dhënat e juaja, përfshirë emrin, email-in, numrin e
telefonit,dhe shtetin në të cilin jetoni. Po ashtu, ju lutem zgjidhni saktë pajisjen në të cilën
dëshironi ta kryen testimin.
- Pas pak minutave ju do pranoni një email nga TVALB me të dhënat e nevojshme për qasje në
shërbimet e TVALB.
Si të abonohem në TVALB?
Ju mund të abonoheni në dy mënyra.
- Online.
- Duke telefonuar shërbimin për klientë.
Udhëzimet për t’u abonuar online:
- Hape faqen www.TVALB.com
- Kliko në “Porosit pakon”.
- Zgjedh midis planit “All in One” që përfshinë deri në tre pajisje në të njëjtën kohë, ose
“Mobile Plan”, që të mund të shikoni vetëm në telefonin tuaj të mençur.
- Zgjidh pakon mujore që dëshironi.
- Jep informatat e nevojshme për pagesë, dhe konfirmo porosinë.
- Pasi të konfirmoni pagesë, ju do pranoni të dhënat e nevojshme për qasje në shërbimet tona
nëpërmjet pajisjes tuaj.
- Ju po ashtu mund të abonoheni edhe duke telefonuar në shërbimin tonë për klientët në numrin
1-877-448-8252.
Cilat mënyra të pagesës pranon TVALB?
Ne pranojmë Credit Cards, Checks, dhe Money Orders.
A mund të shikoj TVALB në më shumë se një pajisje?
TVALB është i qasshëm në shumë pajisje. Më poshtë gjeni listën e të gjitha
pajisjeve nëpërmjet të cilave mund të përdorni shërbimet tona:
Sa duhet të jetë shpejtësia e internetit?
TVALB kurdoherë ofron cilësinë më të mirë të disponueshme.
Shpejtësia e rekomanduar nga ne është:
Për pajisje shtëpiake (TV, STB, SmartTV) – ju duhet të keni një linjë interneti minimumi 5.0 Mgbs.
Për pajisje mobile (Telefon dhe tablet) – ju duhet të keni një linjë interneti minimumi 3.0 Mgbs.
A është TVALB wireless (pa tela) ose me kabllo?
TVALB është edhe wireless, por edhe me kabllo. Nëse është e nevojshme sistemi ynë
punon me kabllo, por po ashtu punon wireless për pajisjet që mund të lidhen me WiFi. Varet nga ju se a
dëshironi ta keni wireless apo me kabllo, pasi që cilësia është e shkëlqyer me të dyja llojet e
lidhjeve.
A kam nevojë për një satelit për të parë TVALB?
Jo, me TVALB ju mund të zgjidhni kutinë STB që ne ju dërgojmë juve me postë, ose
mund të lidheni përmes aplikacioneve tona. Instalimi fizik nuk është i nevojshëm për asgjë. Ju mund të
shikoni kanalet e parapëlqyera brenda disa minutave pasi të keni pranuar pakon ose të dhënat tuaja për
APP-në tuaj.
Cilat kanale televizive janë të qasshme në TVALB?
TVALB ka mbi 2000 kanale televizive të qasshme. Të gjitha janë të përfshira në
një çmim. Nuk ka tarifa shtesë për më shumë kanale! Të gjitha kanalet janë përfshirë në pako për të ju
kursyer juve. Për listën e kanaleve të qasshme në TVALB, ju lutem klikoni këtu.
A ka radio stacione në TVALB?
Po, ne kemi të qasshëm për ju çdo radio stacioni në gjuhën shqipe nën opsionin “Radio” në platformën
TVALB.
Çfarë është VOD?
VOD ose video me kërkesë, është një shërbim nëpërmjet të cilit ju mund të shikoni
filma dhe shfaqje që ne kemi shfaqur në seksionin tonë të “kërkesave” e që janë falas për tu shikuar në
çdo kohë.
Si të incizoj shfaqjet e mija të parapëlqyera?
TVALB ka një opsion të shkëlqyer nëpërmjet të cilit në mënyrë automatike
incizohen kanalet kryesore për 7 ditë rresht për 24 orë. TVALB incizon të gjithë përmbajtën e kanalit
për 7 ditë dhe për 24 orë pareshtur, për tu siguruar që në rast se ju keni harruar të incizoni shfaqjen
tuaj të parapëlqyer, ta gjeni në katalogun tonë automatik të incizimit, duke e kërkuar atë me emër dhe
orë, dhe ta luani kur të dëshironi.
Çfarë është EPG?
EPG ose “udhëzuesi elektronik i programeve” u mundëson që të shikoni se çfarë
shfaqje është duke luajtur në kohë reale. Është një udhëzues digjital me të cilin mund të shikoni edhe
skemën programore në prospektivë në mënyrë që të mos e humbisni asnjë shfaqje.
Si ta di nëse TVALB ka përditësime të reja, apo kanale të reja?
TVALB në vete ngërthen edhe një sistem të veçantë njoftimesh i cili dërgon
mesazhe në TV, tablet, apo pajisje mobile për të dhënë detaje se çfarë përditësimesh po zënë vend, dhe
cilat kanale të reja do shtohen.
Si mund ta gjej kodin identifikues (ID) të pajisjes time?
Kodi identifikues (ID) i pajisjes tuaj mund të gjendet nën “Settings”, dhe mandej
zgjidhni “Device info.” Sapo të ndiqni këta dy hapa, një tabelë do shfaqet dhe aty do shihni kodin
identifikues të pajisjes tuaj.
Në qoftë se porosisë STB Box (dekoderin) nga ju, sa kohë nevojitet që të arrijë në adresën time?
Sapo të pranojmë porosinë tuaj, brenda 24 orëve ne dërgojmë dekoderin nga depo e
TVALB. Mandej që të arrijë në adresën tuaj, duhen dy deri në pesë (2-5) ditë pune, varësisht nga
vendndodhja juaj.
A është e nevojshme të porosisë kabllo HDMI, bateri, dhe elemente të tjera shoqëruese për STB Box?
Nuk është e nevojshme. Të gjitha elementet shoqëruese, përfshirë kabllon HDMI,
telekomandën me bateri, dhe kabllon kryesore, ndodhen në pakon e dekoderit.
Në qoftë se dëshiroj STB Box me WiFi, a duhet të paguaj shtesë?
Jo, WiFi është falas, dhe e përfshirë në STB Box.
Si ta di se kur do skadoi abonimi im?
Data e skadimit të abonimit do shfaqet në menynë kryesore gjatë gjithë kohës. Po
ashtu, tre ditë (3) para se abonimi të skadoi, ju do pranoni një mesazh informues për skadim.
Si të ri-abonohem pasi që të skadoi abonimi im?
Mund ta bëni këtë në dy mënyra, duke na telefonuar neve në
1-877-448-8252, ose online:
- Hape www.TVALB.com
- Kliko në “Ri-abonimi”.
- Shto numrin tënd të llogarisë.
- Shto mbiemrin tënd.
- Pasi që të verifikosh identitetin, mund të zgjedhësh periudhën e abonimit.
- Shto të dhënat e pagesës.
- Konfirmo porosinë, dhe gjithçka është gati.
Si ta gjejë numrin tim të llogarisë?
Ju mund ta gjeni numrin tuaj të llogarisë duke hapur menynë kryesore në
platformën TVALB. Mandej klikoni poshtë te opsioni “Settings.” Pasi të klikoni në butonin “Settings,”
opsioni tjetër i titulluar “Account Information” do shfaqet. Klikoni mbi “Account Information,” dhe
numri i llogarisë tuaj do shfaqet.
Si ti zhbllokoj kanalet e bllokuara?
Ju do pranoni një email me një pin-kod për të zhbllokuar kanalet e bllokuara. Në
rast se keni humbur këtë, ju mund të na kontaktoni neve nëpërmjet “live chat” në ueb-faqen tonë, të na
telefononi, ose të na kontaktoni nëpërmjet email-it, dhe ne do u dërgojmë juve pin-kodin.
Si ti rekomandoj platformën TVALB një miku?
Kjo është e lehtë dhe shpërblyese për ju! Për çdo mik që ju rekomandoni, ju
përfitoni një muaj abonim falas në platformën TVALB! Për të rekomanduar një mik ju vetëm duhet ti thoni
atij/asaj që të telefonoj për të bërë porosinë. Gjatë porosisë, këshilloni mikun/miken që ta përmend
emrin tuaj të plotë dhe numrin e telefonit, në mënyrë që ne të mund të shtojmë muajin shtesë falas në
llogarinë tuaj.
E kam shkarkuar APP-in, por në ekran shfaqet që ka një gabim (Error.)
Ngecjet dhe gabimet ndodhin. Në qoftë se kjo u ndodh juve, atëherë na telefononi
dhe agjentët tanë shërbyes falë profesionalizimit të tyre në zgjidhjen e të gjitha problemeve, nga
largësia do e zgjidhin problemin e shfaqur.
E kam kyçur STB Box (Dekoderin) dhe shfaqet treguesi “NO SIGNAL.” Si të veproj?
Kjo rregullohet me lehtësi. Me gjasë nënkupton që kablloja HDMI nuk është kyçur
siç duhet. Ju lutem sigurohuni që kablloja HDMI është e kyçur në STB Box-in tuaj, e po ashtu në TV. Në
qoftë se kablloja HDMI është e kyçur në hyrjen HDMI 2, siguroheni që ta zgjidhni opsionin HDMI 2 në
TV-në tuaj.